Maqedoni

PLD: Mbështet vendimin e LSDM-së

07.02.2015 17:24

Kreu i lidhjes Social-Demokrate Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e partisë që drejton ai se nga dita e hënë do të fillojë...

Kreu i lidhjes Social-Demokrate  Zoran Zaev ka përsëritur qëndrimin e partisë që drejton ai se nga dita e hënë do të fillojë t’i shpalos materialet rreth aferave korruptive të qeverisë. 
 
“Me qëllim që të sjellin vendim të vërtetë, unë jam këtu prezent që t’ju informoj lidhur me detajet. Materialet thamë se do t’i shpalosim në fillim të javës së ardhshme”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Sot edhe partia Liberale ka mbledhur këshillin qëndrorë për t’i dhënë mbeshtetje zbardhjes së të gjitha dokumenteve që posedon partia e Zaevit. Kryetari i PLD-së, Goran Milevski tha se do ta mbështesë kreun e LSDM-së në orvatjet e tij për demaskimin e mënyrës së qeverisjes së këtij pushteti.
 
“Sot e ftova mbledhjene Këshillit qëndrorë me qëllim që ti informojmë antarët lidhur me situatën e krijuar politike në Maqedoni dhe njëherit ti japim mbështetje  liderit të LSDM-së Zoran Zaev në orëvatjet e tij për t’i publikuar materialet që i kanë me të cilat do të demaskohet e mënyra qeverisjes së këtij pushteti”, shprehet kryetari i PLD-së, Goran Milevski.
 
Ndërkohë Milevski dënoi vendimin e Prokurorisë që t’i pengojë mediat që t’i publikojë materialet duke shtuar se tërë bashkësia ndërkombëtare është e habitur nga veprimet e saj. Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja nëpërmjet të një komunikate me shkrim  e ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për publikimin e bombave nga e hëna e ardhshme. Në komunikatë thuhet:
“Mungesa e kapacitetit të Zaevit po hyn në episodin final. Kjo ishte e pritshme. Shumë herë deri tani LSDM-ja ka mbajtur mbledhje të tilla, kanë paralajmëruar dhe kanë gjuajtur bomba, janë kërcënuar, na kanë ofenduar, kanë përdorur dhunë dhe kanë thënë se ne jemi nervoz dhe të frikësuar. Kanë rrahur gjoks duke krijuar eufori të rrejshme dhe gjëra të ngjashme sipërfaqësore", thuhet në komunikatën e VMRO- DPMNE-së.
 
NAIM RAMADANI