Tërmeti 7.2 ballësh godet Taxhikistanin, lëkunden ndërtesat, njerëzit në panik
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Taxhikistanin. Tërmeti ka ndodhur në orën 08:37 me orën lokale.
Tërmeti është regjistruar në një distancë rreth 80 kilometra nga kufiri me Kinën dhe është ndjerë fuqishëm në zonat kufitare kineze, ku është rekomanduar ndalimi i trenave të pasagjerëve. Jo zyrtarisht, nga tërmeti i fuqishëm është shkatërruar edhe një minierë në Kinë. Ky tërmet i fortë përveç Kinës është ndjerë edhe në Pakistan, Uzbekistan dhe Afganistan.
Pas tërmetit të parë më të fortë, pasuan tërmete me magnitudë 6.8, 5 dhe 4.9 ballë të shkallës Rihter. Ende nuk ka informacion zyrtar për viktima apo dëme materiale. Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen video dhe foto të tërmetit, ku shihen ndërtesat duke u lëkundur, të dëmtuara dhe njerëzit që ikin në panik.
