Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës

23.02.2023 10:22

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës, në Beograd...

Në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës, në Beograd, për herë të parë shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Këtë ngjarje, përmes rrjetit social Facebook,  e bëri të ditur Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari,  për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj”, shkroi Mustafi.

Më tej bëhet e ditur se përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.