Maqedoni
Mungesa e stazhit i takon periudhës së 2005-es
07.02.2015 17:39
Punëtorët e vendit po përballen me mungesë të viteve të stazhit të punës...

Nga fondi pohojnë se lëshimet nuk kanë të bëjnë me gabimet e softuerit të fondit pensional por si pasojë e mospagesës së rregullt të detyrimeve nga punëdhënësit.
Pjesa më e madhe e mungeses se stazhit ka te beje me periudhen deri në fund të 2005-ës, pikrërisht nga ndërmarje që tanimë kanë shkuar në falimentim.
Atehere evidentimi I përvojës nuk bëhej në formë elektronike andaj edhe qytetarët nuk kanë pasur qasje të vazhdueshme deri tek këto të dhëna që me kohë të kërkojnë korigjimin e tyre.
Nga fondi pensional inkurajojnë personat e siguruar që me dokumentacionin e nevojshëm të drejtohen deri tek fondi për tejkalim të problemeve eventuale të kësaj natyre.
“Për fat të keq një numër I madh I subjekteve juridike për shkak se kan shkuar në likuidim ose janë në proces të likuidimit nuk I kanë dorëzuar të gjitha këto dokumente dhe të gjith siguruesit janë të obliguar që në formë të letrës të sjellin në fondin pensional të gjitha dokumentat e nevojshme për tu rregulluar stazhi I cili në fondin pensional në bazë të ligjit të fondit për sigurim pensional përrllogaritet vetëm nëse është I paguar për atë pjesë të cilën siguruesi është I punësuar në subjekt juridik”, shprehet ndihmës drejtor i sektorit për çështje financiare Ajredin Amzai.
Nëse stazhi nuk është regjistruar nga Fondi, këto lëshime tejkalohen me automatizëm thotë Ajredin Amzai pasi qytetarët të jenë informuar nëpër sportelet e fondit. Informimi I qytetarëve per stazhin e tyre nga qershori pritet të avancohet akoma më shumë.
“Prej me 15 qershor 2015 do të fillon që në formë elektronike çdo sigurues në Maqedoni të ketë qasje në bazën e të dhënave të fondit pensional për të marrë të dhënat e veta në lidhje me statusin dhe për momentin se sa stazh ka. Në qoftëse siguruesi konstaton se një periudhë nuk është I evidentuar në ztazh duhet të paraqitet urgjentisht në të gjitha filijalat e fondit pensional dhe invalidor të Maqedonisë në të gjitha qytetet e Maqedonisë për ta rregulluar atë pjesë të stazhit të cilin nuk e ka të evidentuar”, theksoi me tej Amzai.
Deri në dhjetor të 2014-ës, numri I shfrytëzuesve të pensionit arrin shifrën 296 mijë 215, prej tyre 9 e 240 jetojnë jashtë Maqedonisë.
MERAL ISMAILI
