Në Kuvend sot seanca për rikonstruimin e qeverisë dhe seanca për pyetje deputetësh

23.02.2023 10:08

Deri në orën 01:30 pas mesnatës së mbrëmshme...

Deri në orën 01:30 pas mesnatës së mbrëmshme ka vazhduar seanca e 104-t në Kuvend, në të cilën që nga   13 shkurti po debatohet për shkarkimin e ministrave. Vazhdimi i kësaj seance është caktuar për në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm , ndërsa në orën 11:00 so çdo të enjte të fudnit të muajit, duhet të mbahet seanca kushtuar pyetjeve të deputetëve .

Në seancën e mbrëmshme përfunduan diskutimet e të gjithë  deputetëve të paraqitur, gjë që i hap rrugë seancës ku duhet të votohet për shkarkimin e ministrave dhe zëvendës ministrave .

Pritet që të shkarkohen ministri pa portofol për diasporën Jemail Çupi nga Alternativa, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministri për shoqërinë informative dhe administratë Aldmirim Aliti, kuadro këto të Alternativës, të cilët do të zëvendësohen me kandidatët e caktuar tashmë nga  partneri i ri i koalicionit qeveritar,  Aleanca për Shqiptarët. Pritet votimi edhe për shkarkimin e  ministrit të  Ekologjisë Naser Nuredini .

Opozitarja VMRO DPMNE,  paralajmëron një tjetër proces të gjatë të shqyrtimit individual të propozimeve të reja. Pas përfundimit të diskutimit do të ketë votim për secilin propozim  veç e veç.