Shembet ura pas karnavaleve të Brazilit, dy të zhdukur

23.02.2023 12:01

Një nënë dhe foshnja e saj një vjeçare...

Një nënë dhe foshnja e saj një vjeçare janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi një urë e mbushur me më shumë se njëqind persona u shemb në Brazil.

Fatkeqësia ndodhi kur ura e këmbësorëve që lidh Torres dhe Passo de Torres mbi lumin Mampituba u shemb, teksa  njerëzit po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas karnavaleve.

Pamjet tmerruese pak para shembjes tregojnë një grup frekuentues të festës të grumbulluar së bashku në urën e këmbësorëve ndërsa kabllot sipër tyre fillojnë të lëkunden. Më pas, befas, kabllot këputen.

Disa prej njerëzve në urë u përpoqën  në mënyrë të dëshpëruar të kapen  pas rrënojave të urës për të shmangur rënien në ujë, ndërsa të tjerët që ranë ën ujë, u përpoqën me të gjitha forcat  të notojnë drejt bregut, gjë që nuk ishte shumë e lehtë marrë parasysh se ngjarja ndodhi gjatë natës.