Edhe sot njoftime për bomba në 14 shkolla në Shkup

23.02.2023 10:35

Raportimet për bomba të vendosura në shkolla vazhduan...

Deri në orën 09:30 në polici është raportuar se janë pranuar denoncime në 14 shkolla.

Raportimet për bomba të vendosura në shkolla vazhduan edhe sot.

Deri në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm, MPB njofton  se në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup kanë mbërritur kërcënime.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.

Dje ishte një ditë rekodr paralajmërimesh për bomba që nga fillimi i kërcënimeve të tilla. 

86 shkolla dhe një çerdhe në Shkup, një shkollë në Prilep  ,si dhe Instituti për rehabilitim në Shkup, u bënë pjesë e këtyre kërcënimeve që për fat të mirë rezultuan të ishin të rreme.