Guterres : Pushtimi rus i Ukrainës, shkelje të Kartës themeluese të OKB-së

23.02.2023 12:25

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së....

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u debatua për miratimin e një mocioni që mbështet Kievin dhe i kërkon Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e cilësoi  pushtimin rus të Ukrainës si shkelje të Kartës themeluese të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Ai e quajti pushtimin rus një “fyerje” për ndërgjegjen kolektive të botës.

“Ne kemi dëgjuar kërcënime të nënkuptuara për përdorimin e armëve bërthamore. I ashtuquajturi përdorim taktik i armëve bërthamore është krejtësisht i papranueshëm. Është koha për t’u larguar nga ky qëndrim”, i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh.