Maqedoni
Ministri Dime Spasov viziton Kërçovën
07.02.2015 17:44
Në takimin me drejtorin e Qendrës për punë dhe politikë Sociale në Kërçovë Dashmir Limani, Ministri Dime Spasov...

Në takimin me drejtorin e Qendrës për punë dhe politikë Sociale në Kërçovë Dashmir Limani, Ministri Dime Spasov u njoftua për situatën aktuale pas vërshimeve që prekën 72 familjet e lagjes së romëve në Kërçovë.
Ai në një deklaratë për mediat, potencoi se në bashkëpunim me administratën e pushtetit lokal dhe Organizatën e Kryqit të Kuq I kanë marrë të gjitha masat e mundshme për tu dalë në ndihmë familjeve që u prekën nga vërshimet e ditës së djeshme.
Jemi këtu së bashku me përfaqsuesit e komunës së Kërçovës, Kryqit të Kuq dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza për të parë nga afër situatën e krijuar pas përmbytjeve të djeshme në lagjen e romëve dhe nevojat e tyre për tju dale në ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet, tha ministri Dime Spasov në komferencën e organizuar me gazetarët.
Ai I shprehu mirënjohje Organizatës komunale të Kryqit të Kuq e cila për çdo familje ndau pako me produkte ushqimore dhe higjienike.
Ministri Spasov me këtë rast apeloi për grumbullimin e ndihmave humanitare për këto familje që u dëmtuan nga vërshimet e ditëve të fundit të cilat do të shërbejnë për sanimin e dëmeve të shkaktuara. Këto ndihma, janë të mirëseardhura për tejkalimin e kësaj situate të vështirë për familjet e dëmtuara, tha ministri I Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, I cili së bashku me përfasuesit e institucioneve tjera dhe organizatave humanitare më pas u takua me banorët e lagjës së romëve.
Me këtë rast atyre iu ndanë pako me ndihma humanitare duke u premtuar se ndihmat e këtilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.
SHABAN DALIPI
