Një vit nga luftimet në Ukrainë, Putin kërcënon me armë bërthamore

23.02.2023 13:36

Presidenti rus, Vladimir Putin...

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi një ditë para përvjetorit të parë të agresionit në Ukrainë se vendi do të shtojë forcën e tij bërthamore.

Deklarata e Putinit vjen pas njoftimit që ai dhe për pezullim të traktatit dypalësh të kontrollit të armëve bërthamore.

Në prag të përvjetorit të 24 shkurtit të pushtimit të Ukrainës, Putini dhe presidenti amerikan, Joe Biden u përfshinë në një përleshje verbale, duke vënë në pah tensionet globale mes superfuqive.

Duke shënuar një vit të luftës, ShBA dhe BE u kërkuan vendeve të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh të votojnë një rezolutë për paqen në Ukrainë, në një votim që Shtetet e Bashkuara thanë se do të shënojë në histori. Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Jose Borrell, vuri në dukje se kërcënimet bërthamore të Putin do të rrisin rrezikun që çdo vend tjetër në botë të përballet me një agresion të ngjashëm.

Në javët e fundit, Rusia ka shënuar sërish humbje në fushën e betejës.

Forcat ukrainase zmbrapsën 90 sulme ruse në verilindje dhe lindje gjatë 24 orëve të fundit.

Trupat ruse sulmuan afër Kupiansk në rajonin e Kharkiv dhe rreth Lyman, Bakhmut, Adviika në rajonin e Donetsk, ku, sipas ushtrisë ukrainase, Rusia po përqendron përpjekjet e saj sulmuese.