Kandidatët e APGjPP-së, Ivanova: Do ta përcjellim shpërndarjen e tyre
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nuk mund t’i hetojë rastet me kandidatët e rinj që sapo mbaruan Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, në mesin e të cilëve ka edhe familjarë të zyrtarëve shtetërorë, por nga komisioni theksojnë se do ta monitorojnë shpërndarjen e tyre në gjykata dhe prokurori.
Për të zvogëluar ndjesinë për ndikime të krijuar në opinion, kandidatët duhet t’i dëshmojnë aftësitë e tyre në punë. Sistemi i kontrollit në vend, nuk ka rezistencë të mjaftueshme nga korrupsioni dhe është normale që qytetarët të reagojnë, theksoi kryetarja e këtij institucioni, Biljana Ivanova.
“Nga aspekti ynë si preventiv, mbetet të kujdesemi gjatë shpërndarjes së këtyre gjykatësve dhe prokurorëve, se në cilat gjykata dhe prokuri do të punojnë, që të mos jenë në afërsi të personave të afërm, që sado pak të zvogëlohet ndikimi edhe pse është shumë e vështirë. Nga ana tjetër, këshilli i gjykatësve dhe prokurorëve duhet t’i përforcojë mbikëqyrjet e tyre, që përfshinë edhe pjesën e vlerësimit cilësore dhe kuantitativ, që do të jetë bazë që më tutje të vlerësojnë punën e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve. Ata tani do të jenë nën mbikëqyrje të madhe të publikut dhe duhet realisht të dëshmohen me cilësinë e tyre.”, - deklaroi kryetarja e Komisonit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanova.
Sipas Ivanovës, çelësi kyç për të luftuar korrupsionin është sjellja e Ligjit për prejardhjen e pronës, i cili pamundëson fshehjen e pasurisë tek familjarët. Ka pasur raste kur është detektuar rritje e shpejtë e pronës tek 3 gjykatës dhe rastet janë dorëzuar tek organet kompetente.
“Sipas meje, lufta kyqe për të luftuar korrupsionin është sjellja e Ligjit për prejardhjen e pronës, me të cilin do të përfshihen të gjithë qytetarët, sepse bartësit e funksioneve publike nuk e bëjnë atë vet, por së bashku me persona të tyre të afërt që nuk janë në funksion publik. Është fakt se nuk mund të themi se ajo që tregohet në listat anketuese është gjithmonë reale.”, - theksoi kryetarja e Komisonit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanova.
Ndërkohë, Instituti për Demokraci sot prezantoi analizën e situatës me korrupsionin deri në vitin 2030, e cila synon të mundësojë përgatitjen e një planifikimi strategjik afatgjatë, i cili do të marrë parasysh situatat e mundshme të ardhshme në luftën kundër këtij fenomeni shoqëror. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
