Shëndetësi, sistemi i FSSh funksional

23.02.2023 15:26

Prej ditës së mërkurë ka nisur zyrtarisht funksionimi....

Prej ditës së mërkurë ka nisur zyrtarisht funksionimi i sistemit të Fondit Shëndetësor. Mjekët thonë se mund të kryejnë të njëjtat funksione si para sulmit të hakerëve. Sulmi i hakerëve paralizoi sistemin e fondit duke dëmtuar drejtpërdrejtë qytetarët të cilët duhej të paguanin për analizat laboratorike apo për ilaçe.

“Ne mundnim t’u shkruajmë receta, por një pjesë të recetave nuk mundnin ta merrnin në barnatore dhe këtu ishte problemi dhe pagesa e pushimeve mjekësore ishte e ndaluar nga dita kur sistemi ishte hakuar në fond.”, - theksoi pediatrja, Dragana Markovska.

Ndikimi më i madh në këto dy javë ishte tek pacientët që kishin nevojë për zgjatje të pushimit mjekësor.

“Ka ditë të caktuar nëse duhet të vazhdohet pushimi mjekësor dhe të shkohet në komision, ndërsa komisioni duhej të gjitha dokumentet t’i shkruajnë me dorë dhe ishte ngarkesë e madhe. Bëhej fjalë për tre ose katër ekipe që duhej ta përfshijnë gjithë Shkupin dhe është shumë rëndë përderisa në dorë shkruhen ato dokumente, pacientët nuk e dinin si do të arsyetonin pushimet mjekësore, por për fat të mirë  ky kaos nuk zgjati.”, - u shpreh  pediatrja, Dragana Markovska.

Të gjitha dokumentet që gjatë bllokadës ishin shkruara me dorë do të duhet të regjistrohen në sistemin e Fondit Shëndetësor. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)