Maqedoni

Dajbëll, Andriopoulou dhe Trajkovska: Arsimimi i zhvilluar mediatik bazë e demokracisë

23.02.2023 15:43

Dezinformacionet, lajmet e rreme, përshkrimi i ngjarjeve jo ekzistuese janë fenomene të cilat kanë marrë hov dhe me zhvillimin...

Dezinformacionet, lajmet e rreme, përshkrimi i ngjarjeve jo ekzistuese janë fenomene të cilat kanë marrë hov dhe me zhvillimin e digjitalizimit janë vështirë të tejkalueshme. Për të pasur një demokraci mirë të zhvilluar parakusht është edhe arsimimi mediatik i qytetarëve, u tha në simpoziumin ndërkombëtar “Ta kthejmë hapësirën për informacione digjitale”, kushtuar edukimit mediatik. 

 
“ShBA detyrohet që t’i mbështesë të rinjtë në këtë vend. Ashtu që të punojmë së bashku në edukimin dhe arsimimin mediatik, me qëllim që konsumuesit e informacioneve vet t’i japin konkluzat e tyre, në vend që në mënyrë pasive t’i pranojnë informacionet, të cilat algoritmet ua prezantojnë nëpër platforma.”, - deklaroi përfaqësuesja e zyrës së USAID, Xheri Dajbëll. 
 
“Kjo mjegulla informuese, u shndërrua në kaos informues, me fenomene patogjene, siç janë lufta digjitale, realitete virtuale, dezinformacione, lajme të rreme dhe të gjitha ato janë në rreshtat e parë. Të gjitha këto informacionet mund të jenë njëjtë të dëmshme, nëse njeriu i merr si të tilla. Prandaj është shumë e rëndësishme që t’i selektojmë informacionet.”, - theksoi përfaqësuesja e UNESCO-s për median, Irene  Andriopoulou. 
 
“Arsimimi i zhvilluar mediatik është bazë e të gjitha demokracive të fuqishme dhe qytetarë aktiv që mund të gjinden në këtë shoqëri. Që të jenë të informuar, qytetarët jo vetëm që do të duhet të mësojnë se si të kërkojnë, qasen apo analizojnë informacione përmes mediave, por ata gjithashtu duhet të angazhohen dhe të komunikojnë.”, - u shpreh drejtoresha e Institutit për studime të komunikimit, Zhaneta Trajkovska.
 
Simpoziumi ndërkombëtar “Ta kthejmë hapësirën për informacione digjitale”, u organizua nga ana e  Institutit për Studime të Komunikimit si pjesë e projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë”.
 
BELINDA KOKA ADEMI