Oda agro-biznesore: Të subvencionohen kompanitë që ulën çmimet

23.02.2023 16:00

Kompanitë nga sektori i ushqimit...

Kompanitë nga sektori i ushqimit, të cilat shfrytëzojnë subvencione për energjinë elektrike, mund të mbeten pa këtë ndihmë, pasi të dhënat fillestare treguan se 60 deri në 70 për qind e këtyre kompanive nuk kanë ulur çmimet e ushqimeve.

Pikërisht për këtë Ministria e Ekonomisë do të propozojë heqjen e masës për energjinë elektrike të subvencionuar për kompanitë. Masa do të mbetet në fuqi për shkollat dhe shërbimet publike.

Nga ana tjetër ato kompani të cilat i kanë respektuar masat dhe i kanë ulur çmimet kërkojnë që kompetentët mos t’i ndëshkojnë të gjithë, përkatësisht që subvencionet t’u hiqen vetëm atyre kompanive që nuk e kanë respektuar marrëveshjen.

Nga LOE arsyetohen se shpenzimet për pagesë të fuqisë njerëzore janë shtuar skajshmërisht.         

“Nëse ju keni subvencione për ato 10%, në rregull, aq do të ulet çmimi për 10%. Megjithatë lëndët e para qëndrojnë të njëjta me ulje të vogël me disa për qind, mirëpo fuqia punëtore rritet skajshmërisht. Tani përsëri do të kemi rritje të pagës minimale në mars, ashtu që krijohet një situatë specifike, ku përsëri presin real mbi çmimet.”, - deklaroi kryetari i odës agro-biznesore, Goran Gjorgjievski.

Qytetarët: Çmimet vazhdojnë të jenë shumë të larta

Qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të jenë shumë të larta.  

 “Të larta janë për ne pensionistët, që kemi pensione prej 11 mijë denarëve, vështirë të mbijetohet”

“Nëse vitin e kaluar kemi mundur të blejmë për 1.500 denarë, tani për të njëjtat produkte duhet të shpenzojmë 2.500 denarë e më shumë”

“Jo vetëm që janë rritur çmimet, por kanë shkuar në hënë”

Për subvencionim të kompanive nga sektori ushqimor deri më tani janë ndarë rreth 1.3 milion euro, mjete që sipas Bekteshit mund të shfrytëzohen për gjëra të tjera. Në ndërkohë, inspektorati vazhdon të bëjë kontrolle në terren. (Ersan Pajaziti, TVM2)