Maqedoni
Digat në Likovë të stërmbushura
07.02.2015 17:55
Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit në Komunën e Likovës siperfaqe të shumta tokësore me kultura vejeshtore gjenden nën ujë...
Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit në Komunën e Likovës siperfaqe të shumta tokësore me kultura vejeshtore gjenden nën ujë, kurse u vërshuan edhe lagje të disa fshatrave, ndërkaq shirat kanë ngritur edhe nivelin e ujit në të dyja digat.
Ndërkohë që, sot Në praninë e mijëra qytetarëve nga vise të ndryshme, në varrezat e fshatit Nikushtak të Komunës së Likovës, u bë varrimi I voglushit 7 vjeçar, Almir Zendeli, I cili dje tragjkikisht humbi jetën, nga vërshimet e shkaktuara në këtë fshat.
Të përkujtojmë se pasi kishte harruar një libër Almiri bashk me të vëllanë një vit më të madh ishte nisur nga shkolla për ta marr në shtëpi. Mirëpo uji I rrëmbyeshëm e morri për të mos u kthyer më kurr në mesin e mocanikëve të tij.
NEXHAT AQIFI
