Botë

Zelensky mirëpret një takim të mundshëm me zyrtarë kinez

23.02.2023 18:29

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se nuk ka parë ndonjë plan paqeje kinez...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se nuk ka parë ndonjë plan paqeje kinez, por se do të mirëpriste një takim midis Ukrainës dhe Kinës.

“Ne do të donim të kishim një takim me Kinën,” tha ai gjatë një konference për shtyp në Kiev me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës.
 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca kishte parë shenja se Kina po konsideronte furnizimin me armë për Rusinë dhe paralajmëroi Pekinin kundër ndërmarrjes së ndonjë hapi të tillë.