Maqedoni

Ministria e Financaeve: 36.2 milionë euro për sektorin energjetik

23.02.2023 18:55

Qeveria siguroi 36.2 milionë euro për realizimin e investimit të ri në sektorin energjetik...

Qeveria siguroi 36.2 milionë euro për realizimin e investimit të ri në sektorin energjetik, me ç’rast pritet funksionimi i mëtejshëm i gjashtë hidrocentraleve, do të rritet fuqia e tyre e instaluar dhe prodhimi i energjisë elektrike nga burimet vendase. 
 
Siç bëjnë të ditur nga minsitria e financave, mjetet janë siguruar me hua në vlerë prej 25 milionë eurove nga Banka Zhvillimore KfV, 11.2 milionë euro nga granti i BE-së nga WBIF-ja dhe 0.2 milionë euro nga Qeveria e Gjermanisë. Investimi do të realizohet gjatë dy viteve të ardhshme. Ai do të përfshijë rivitalizimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha (HEC Vrutok, HEC Vërben, HEC Raven, HEC Tikvesh, HEC Shpilje dhe HEC Gllaboçica, që sigurojnë midis 20% dhe 30% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. 
 
Me këtë investim, fuqia e tyre e instaluar do të rritet për 13.5 Mega vat shtesë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike do të rritet për rreth 47.5 Giga vat për orë, në nivel vjetor. Përveç kësaj, investimi siguron ulje të kostove të mirëmbajtjes dhe rritje të besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit, si dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Bëhet fjalë për fazën e tretë të rivitalizimit të këtyre hidrocentraleve. Gjithashtu, dy fazat paraprake janë financuar me hua, ku faza e parë është financuar me hua nga Banka Botërore, ndërsa faza e dytë me hua nga Banka Kreditore për Rindërtim - KfV dhe kanë përfunduar me sukses.
 
Projekti është i harmonizuar me detyrimet e Axhendës së gjelbër për Ballkanin Perendimor, me përpjekjet për tranzicion drejt energjisë së pastër dhe do të kontribuojë për implementimin e Strategjisë së zhvillimit të energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040, e cila ka për qëllim zvogëlimin e emisioneve për  61% të gazrave serrë në krahasim me vitin 2005, si dhe pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë së konsumit bruto në energji finale për 45%.