Maqedoni

Osmani, fjalim në sesionin e 11-të special të OKB-së

23.02.2023 19:10

Në një moment lufta do të përfundojë. Infrastruktura do të rinovohet, shtëpitë do të rinovohen....

Në një moment lufta do të përfundojë. Infrastruktura do të rinovohet, shtëpitë do të rinovohen. Por, viktimat e këtij agresioni të pakuptimtë meritojnë më shumë: ata meritojnë drejtësi, ka deklaruar në Sesionin e 11-të Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së minsitri i jashtëm Bujar Osmani, duke folur për agresionin rus në Ukrainë.
 
“Përgjegjësia është mjet i domosdoshëm për të garantuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë botën, në mënyrë që të shpëtohen vërtet brezat e ardhshëm nga e keqja e luftës”, ka thënë më tej Osmani.
 
“Le të solidarizohemi, sepse nesër mund të jetë cilido nga vendet tona, por edhe të dënojmë, sepse është e papranueshme që një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë së OKB-së të kryejë invazion ndaj një shteti tjetër sovran.Komuniteti ndërkombëtar, i mishëruar në Kombet e Bashkuara, nuk mund të lejojë një shkelje të rëndë të të gjitha normave dhe parimeve. Ajo që është në rrezik nuk është asgjë më pak se një vizion i botës në të cilën duam të jetojmë: ose do të sigurojmë bashkëjetesë dhe bashkëpunim paqësor midis kombeve, pa kërcënimet e luftës dhe agresionit ose do të detyrohemi të jetojmë në frikë të vazhdueshme, paqëndrueshmëri dhe pasiguri”, theksoi mes tjerash minsitri Osmani.