Botë

Vendet e BE-së në negociata për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

23.02.2023 19:35

Ambasadorët e Bashkimit Europian që u takuan në Bruksel të enjten pothuajse kanë rënë dakord për një paketë të tërë...

Ambasadorët e Bashkimit Europian që u takuan në Bruksel të enjten,  pothuajse kanë rënë dakord për një paketë të tërë të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë, megjithëse “me përjashtim të një elementi që ende duhet të sqarohet”, tha një diplomat i BE-së.
 
Diplomati foli për CNN në kushte anonimiteti,  për shkak të konfidencialitetit të negociatave mes 27 ambasadorëve të BE-së.
 
Për të siguruar “efektivitetin e sanksioneve”, diplomati nuk elaboroi se cilin element të paketës po diskutonin akoma ambasadorët. 
 
Përkon me përvjetorin e një viti të pushtimit rus të Ukrainës, ambasadorët nga 27 vendet e BE-së “do të takohen përsëri nesër në orën 10:00 (04:00 ET) për validimin përfundimtar të paketës së 10-të të sanksioneve,” shtoi diplomati.