Kërcënime të reja për bomba në shkolla, MASh rekomandon të ketë mësim online
Në adresat elektronike të shkollave....

Në adresat elektronike të shkollave mëngjesin e sotëm sërish kanë mbërritur 16 raporte të reja për bomba. Ministria e Brendshme ndodhet në terren, me ç’rast ka evakuuar nxënësit dhe kuadrin mësimdhënës për hetimet e mëtutjeshme.
Paralajmërimet për bomba nëpër shkollat e vendit tash më disa muaj bllokojnë sistemin arsimor, shkollat fillore dhe të mesme kanë marrë rekomandime nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës për të vazhduar mësimin online në ditët kur marrin mesazh kërcënues për një mjet shpërthyes.
Sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit , nxënësve do t'u lihej një orë për t'u kthyer në shtëpi dhe për të marrë pjesë në mësimet që do të zhvilloheshin në mënyrë elektronike për të mos humbur mësimin.
Dje, prindërit morën edhe një mesazh ku u kërkonin të kontrollonin profilet e fëmijëve të tyre në platformën Teams, në të cilën ndiqej edhe mësimi online gjatë pandemisë së koronavirusit.
MASh njofton shkollat edhe për mënyrat e përdorimit të adresave elektronike dhe udhëzimet për forcimin e kontrollit të hyrje-daljeve në shkolla. Në dy ditët e fundit shkollat në të gjithë vendin kanë marrë mbi 100 njoftime elektronike me kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura.
Publiku ekspert beson se qëllimi i raportimeve të tilla të rreme për bomba është dëmtimi i shtetit. Profesorët dhe mësimdhënësit në parim janë dakord me aplikimin e mësimit online, pasi nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër, i cili mund t’i kompensojë orët e humbura.
