Takimi i së hënës në Bruksel, Kurti-Vuçiq, ShBA: Presim konstruktivitet nga të dyja palët

24.02.2023 13:09

ShBA-të presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti....

ShBA-të presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të jenë konstruktiv në takimin e së hënës, të 27 shkurtit në Bruksel, në të cilën takim para vetes do të kenë planin evropian për normalizimin e raporteve.

ShBA-të kanë deklaruar se e përkrahin fuqishëm këtë plan evropian. Më tej kanë theksuar se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i shfrytëzojnë këto bisedime dhe të tregojnë gatishmëri për qetësi dhe të ardhme në rajon.

Ndërkaq, një ditë më parë emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në muajin janar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin shkurt kanë thënë se pranojnë në princip propozimin evropian.

Lajçak thotë se në takimin e së hënës pret që të dy ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij. 

Sipas  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve.”, duke shtuar se është bazë e mirë për të vazhduar tutje.