Një vit nga konflikti në Ukrainë, NATO: Rusia të përgjigjet për krimet e luftës
Aleanca veriatlantike e NATO-s...

Aleanca veriatlantike e NATO-s, është e vendosur në mbështetjen ndaj Ukrainës duke thënë se po dështojnë "përpjekjet ruse për të minuar vendosmërinë e popullit të guximshëm të Ukrainës, po dështojnë".
Në një deklaratë të lëshuar në përvjetorin e një viti të pushtimit rus të Ukrainës, NATO tha se Rusia duhet "menjëherë" t'i japë fund "luftës së saj të paligjshme" që po ndikon në furnizimet globale të ushqimit dhe energjisë. NATO i kërkoi Moskës të përgjigjet për "krimet e saj të luftës".
Ne si aleatë riafirmojmë solidaritetin tonë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës në mbrojtjen heroike të kombit të tyre. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me aktorët përkatës, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, veçanërisht BE-në, si dhe me vendet me të njëjtin mendim.
Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen e përpjekjeve afatgjata të Ukrainës për të siguruar të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike. Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
“Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë luftë, e cila është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë zonën euroatlantike. NATO është një aleancë mbrojtëse. Përpjekjet e Rusisë për të thyer vendosmërinë e popullit të guximshëm të Ukrainës po dështojnë. Një vit më vonë, ukrainasit po luftojnë me guxim për liri dhe pavarësi. Ne qëndrojmë me ta”, theksohet në deklaratën e Këshillit të Atlantikut të Veriut me rastin e një viti nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
