“Geresheimer” hap fabrikën e dytë në ZZhTI, do të hapen 180 vende të reja pune
Kompania gjermane “Gerejs-heimer”...

Kompania gjermane “Gerejs-heimer” po fillon investimin e dytë në zonën zhvillimore teknologjiko-industriale në Shkup. Në fabrikën e produkteve të specializuara të xhamit mjekësor dhe shiringave të vaksinës do të hapen 180 vende të reja pune.
“Shkak për marrjen e vendimit për zgjerimin e investimit në Maqedoninë e Veriut ishte përvoja e mirë që patëm me investimin tonë të parë, kushtet e punës në vend, gjendja e infrastrukturës, transparenca e kostove, disponueshmëria e stafit të kualifikuar dhe mbështetja nga autoritetet. Kjo na shtyu ta zgjerojmë investimin pikërisht këtu në Maqedoninë e Veriut, pranë fabrikës ekzistuese, e cila sapo ka filluar në vitin 2019, e cila prodhon prodhimin primar të plastikës për industrinë farmaceutike.”, - deklaroi nënkryetari i “Geres-heimer”, Oliver Burgell.
Dy fazat e kompanisë arrijnë një investim prej afro 200 milionë euro, thotë drejtori i ZZhTI, Despotovski, i cili u shpreh i bindur se investimi do të zgjerohet edhe më tej.
“Sfidë e ardhshme është që atë që tani e shihni dhe atë që e përmendi Oliveri për të dyfishuar prodhimtarinë, unë jam i bindur se deri në fund të vitit apo vitit tjetër do të flasim për investim dyfish më të madh.”, - theksoi drejtori i ZZhTI, Jovan Despotovski.
“Geresmeyer” është investitori më i madh individual në zonat e zhvillimit teknologjik në vend.
Sipas menaxhmentit të kompanisë, janë planifikuar edhe zgjerime të reja të investimit, i cili përfshin pajisje prodhimi shumë të sofistikuara dhe paga mesatare të punonjësve prej 1.000 euro. (Ersan Pajaziti, TVM2)
