Maqedoni

Kovaçevski: Shpërblim për ekspertin që ktheu faqen e FSSh-së

24.02.2023 17:03

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se do të kërkojë që të shpërblehet me çmim shtetëror...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se do të kërkojë që të shpërblehet me çmim shtetëror, njëri nga ekspertët që me sukses u ballafaqua me sulmet kibernetike të Fondit për sigurim shëndetësor. Pas sulmit kibernetik, kryeministri thotë se janë ruajtur të gjitha të dhënat në sistem, ndërkohë që është decid se nuk ka bazë për përgjegjësi nga kompetentët e Fondit për sigurim shëndetësor.
 
“Një faleminderim i madh deri tek të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor, të cilët për 14 ditë arritën të zgjidhin këtë sulm hibrid që ishte në sistemin e fondit. Sulme të ngjashme hibride me intensitet të ngjashëm, mesatarja për t’i zgjidhur në botë është prej 22 deri më 24 ditë.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
VMRO-DPMNE: Të kërkohet dorëheqja e drejtorit të FSSh-së
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se Kovaçevski në vend se të ndajë shpërblime duhet të kërkojë dorëheqje nga drejtori i fondit Faton Ahmeti, i cili shfrytëzonte pushim dhe ishte në vizitë partiake në ShBA,deri sa institucioni me të cilin ai udhëheq kishte sistem të prishur dhe sundonte një pasiguri për të dhënat në sistem.
 
“Mungesa e të dhënave rezervë të Fondit për sigurim shëndetësor, është një kumarë me jetët e qytetarëve që mund ta bëjë vetëm LSDM dhe BDI. Me mungesën e të dhënave rezervë, vihet në rrezik i gjithë sistemi, i cili mundet përnjëherë të prishet tërësisht dhe të shkaktojë ngecje afatgjate.”, - theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
 
VMRO-DPMNE thekson se Kovaçevski nuk guxon të marrë ndonjë hap kur bëhet fjalë për kuadro të BDI-së, e aq më pak të kërkojë dorëheqje. Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski, siguron se nuk ka të privilegjuar për punë të pandërgjegjshme, nuk ka falje për asnjë funksionarë që e keqpërdorë funksionin.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI