Maqedoni
IShP “Shtëpia e shëndetit”, Kumanovë, kontrolle në vendet rurale
24.02.2023 17:18
Me moton “Shëndet për të gjithë”, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISHP ”Shtëpia e Shëndetit”...

Me moton “Shëndet për të gjithë”, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISHP ”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, gjatë ditës së sotme realizuan aksionin e kontrollit shëndetësor në fshatin Sopot të Kumanovës. Qëllimi i aksionit është ofrimi i shërbimeve shëndetësore, respektivisht kontrolli shëndetësor i banorëve në vendet rurale, aty ku mungojnë ambulancat.
“Kemi ardhur në fshatin Sopot dhe po bëjmë matjen e tensionit, sheqerit, si dhe holesterolin, këtu e nisëm për herë të parë këtë aksion dhe do të vazhdojë brenda tërë vitit 2023 nëpër shumë vende rurale. Të interesuar njëherë për njëherë e nisëm me personelin e shkollës dhe do të shohim se si do të rrjedhë puna.”, - tha mes tjerash, mjekja në IShP “Shtëpia e shëndetit”, Kumanovë, Hajra Canovska.
Mjekja, Hajra Canovska, thotë se përmes këtyre kontrolleve të thjeshta, por domethënëse, mundësohet zbulimi i hershëm dhe me kohë i sëmundjeve të ndryshme.
“Po, do të ishte shumë mirë për shëndetin e banorëve, sepse është një kontroll e thjeshtë, të cilën duhet ta dish se deri ku je, ndonjëherë kësi lloj kontrolle të thjeshtë mund të zbulojnë shumë sëmundje të tjera që janë të fshehura, sidomos nëpër këto vende rurale të cilat nuk kanë ambulanca, thjeshtë kur nuk ka ambulancë, të ndodhë të merren mend apo kur ndodh diçka me shëndetin tënd, ashtu që, ky është një aksion shumë i mirë, kush është i interesuar mund të vijë të kryejë kontrolle elementare dhe e shohim se si është gjendja e tij shëndetësore.”, - tha mes tjerash, mjekja në IShP “Shtëpia e shëndetit”, Kumanovë, Hajra Canovska.
Ndryshe, nga IShP “Shtëpia e shëndetit”, Kumanovë na njoftuan se aksione të këtilla do të realizohen edhe në fshatra tjera të rajonit të Kumanovës.
FATLUM AQIFI
