Maqedoni

Ukrainasit në RMV janë mirënjohës për ndihmën, por duan edhe punësim

24.02.2023 17:47

Asnjëherë nuk kemi menduar se në shekullin e 21, dikush në botë do të dëshironte të luftonte për tokat e huaja...

Asnjëherë nuk kemi menduar se në shekullin e 21, dikush në botë do të dëshironte të luftonte për tokat e huaja, pohon Aleksandar Urbanoviq, kryetar i shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut. Ukrainasit të ballafaqur me ikjen nga vatrat e tyre, gjetën dyert e hapura në të gjitha vendet e Evropës, në mesin e tyre edhe të vendit tonë. Por, sipas tyre në RMV për ato, problem kryesor mbetet punësimi dhe shërbimet mjekësore. Sipas Urbanoviqit shumë më lehtë për to do të ishte që ato vet të mund të punojnë.   
 
“Për momentin banorët e Ukrainës të cilët ndodhen në vendin tonë me dokumente si letërnjoftim për të huaj, sillet diku rreth 400 persona, janë me kohëzgjatje deri në tre muaj dhe i cili u siguron vetëm qëndrim, por nuk u mundëson punësim dhe shërbime shëndetësore dhe ne kemi kërkuar që kjo të rregullohet, sikurse në vendet e BE-së, ku me atë letërnjoftim u mundësohet qëndrim, punësim dhe shërbime shëndetësore.”, - deklaroi kryetari i shoqatës së urkainasve në vend, Aleksandar Urbanoviq.
 
Ukrainasit, të cilët ndodhen në vendin tonë, dërguan falënderime deri tek ushtria ukrainase që po qëndron fuqishëm në mbrojtje të vendit dhe se gjatë këtyre 365 ditëve treguan se Ukraina është e pamposhtuar. Sipas tyre, kjo krizë ka nxjerë në sipërfaqe armiqët dhe vendet mike të Ukrainës. Sipas shifrave të cilat i posedon kjo organizatë në vendin tonë, po qëndrojnë diku rreth 6.000 perona të cilët janë larguar për shkaqe humanitare, ndërsa 400 prej tyre kanë nxjerur lëternjoftime për të huaj. Pas protestës ato bënë homazhe tek varri i shkrimtarit ukrainas, Tarav Shevçenko. 
 
FITIM KRYEZIU