Maqedoni

ISHSSH: Obligime të reja për Spitalin e Prilepit

24.02.2023 18:09

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përmes një vendimi të ri ka obliguar Spitalin e Prilepit...

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor përmes një vendimi të ri  ka obliguar Spitalin e Prilepit që në repartet me rrezikshmëri të lartë të kryejë monitorim bakteriologjik çdo muaj.
 
Të caktohet një mjek i autorizuar për të koordinuar punën e komisionit, për të monitoruar situatën me infeksionet intraspitalore, për të kontrolluar zbatimin e masave nga Programi për Infeksionet Intraspitalore dhe për të monitoruar rezistencën ndaj disa shkaktarëve të infektimeve.Vendimi erdhi pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga ana e Inspektoratit  qysh javën e kaluar  kur u mbyllën sallat e operacionit  menjëherë pas rastit kur një paciente 52-vjeçare ndërroi jetë nga komplikimet shëndetësore në klinikat e Shkupit. Inspektorati Shtetëror Sanitar informon se nga Qendra e Shëndetit Publik të Prilepit  për analiza mikrobiologjike janë marrë gjithsej 185 materiale.
 
Spitali i Prilepit ka dorëzuar dy raporte për infeksione intraspitalore. Tani priten gjetjet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së pacientit nga Prilepi. Në ndërkohë Spitali është në pritje të rezultateve zyrtare nga tamponët e marra nga sallat e operacionit thuhet se është kryer pastrim dhe dezinfektim i jashtëzakonshëm me çrast sigurojnë se kanë punuar sipas programit vjetor në përputhje me rregulloren  e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili përfshin parandalimin e infeksioneve intraspitalore. Hapja e sallave do të varet nga rezultatet.