Botë
SHBA i bllokon “krahët” Kievit, Ukraina merr tanket e para leopard nga Perëndimi
24.02.2023 21:06
Lajmi tjetër që lidhet me këtë luftë sot ishte se për herë të parë mbërritën tanket e parë Leopard në Ukrainë...

Lajmi tjetër që lidhet me këtë luftë sot ishte se për herë të parë mbërritën tanket e parë Leopard në Ukrainë, që ishte edhe kërkesa e vazhdueshme e Zelenskit për perëndimin.
Polonia konfirmoi se dorëzoi katër të parët dhe se shumë shpejt do të dërgohen dhe të tjerë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara frenojnë për dërgimin e avionëve të luftës. “Avionët F-16 nuk janë një instrument kyç për forcat ukrainase në fushën e betejës”, theksoi këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, Jake Sullivan.
