Botë
Turqi: Tërmet prej 5.3 ballësh
25.02.2023 15:13
Një tërmet me magnitudë prej 5.3 ballësh ka goditur rajonin Bor në qytetin Nigde të Turqisë...

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua me epiqendër rajonin Bor në qytetin Niğde në orën 13:27 sipas kohës lokale, thonënga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 7 kilometrash. Toka në Turqi nuk po gjenë qetsinë pas tërmetit të 6 shkurtit i cili la mbi 50 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri.
Sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, që nga 6 shkurti janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.
Përpos viktimadhe dhe të lënduarve rreth 530 mijë persona janë evakuuar nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.
