Futboll
Fitonë Çelsi, ndalet Manchester City
07.02.2015 18:54
Surpriza në javën e 24 të Premier League-s. Hull City ka ndalur në një barazim 1-1 Manchester City-n në "Etihad Stadium" duke i hapur rrugën drejt titullit Chelsea-t...

Meyler i dha avantazhin miqve në minutën e 35, ndërsa James Milner realizoi golin e barazimit vetëm në minutën e 92 duke e shpëtuar skuadrën e Manuel Pellegrinit nga një humbje e turpshme.
Ndërkohë në "Villa Park" "Blutë" e Jose Mourinhos fitonin 1-2 ndaj Aston Villas falë golave të Hazard (8) dhe Ivanoviç (66).
Me këtë fitore Chelsea shkëputet në krye të rënditjes në kuotën e 56 pikëve, 7 më shumë se City i vendit të dytë.
