Maqedoni
Jashari: Opozita shqiptare, mjaftueshëm konstruktive
25.02.2023 15:57
Veprimi i opozitës shqiptare në këtë periudhë të rikonstruimit të qeverisë vlerësohet të jetë konstruktive...

Veprimi i opozitës shqiptare në këtë periudhë të rikonstruimit të qeverisë vlerësohet të jetë konstruktive thotë profesori universitar Hasan Jashari. Sipas tij konstruktiviteti i opozitës sipas traditës liberale trajtohet në atë mënyrë që ajo mos të përdor dhunë në realizimin e programeve të saja politike.
Sipas Jasharit çdo veprim tjetër I opozitës sikurse mos votim ose mos bindje ndaj ideve të pozitës, nuk konsiderohet si jokonstruktive.
“Pa marr parasysh se këtu mund të thurim e të themi e të recitojmë poezi se Europa, NATO, Amerika, ata janë çështje të cilat pozita duhet të mundohet me veprimet e saj të bind opozitën që të jetë konstruktive e jo opozita të ketë përgjegjësi se a do të realizohen qëllimet e pozitës”, u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.
Jashari: Barra më shumë bie mbi pushtetin se mbi opozitën
Profesor Hasan Jashari vlerëson se edhe për ndryshimet kushtetuese pushteti do të duhet vetë të mbaj llogari në sigurimin e numrave , e jo për këtë të shqetësohet opozita.
“Këtë më së tepërmi duhet ta ketë parasysh pozita, qeveria duhet të brengoset për atë se a do të bëj votat e nevojshme a jo. Nuk është ajo çështje, nuk është problem, nuk është prioritet I opozitës edhe pse mund të themi ne Europa, kushtetuta, ato janë çështje të tjera”, theksoi Jashari.
Opozitës shqiptare Lëvizjes Besa tanimë po I bashkangjitet Alternativa pasi Aleanca për Shqiptarët po rreshtohet në rradhët e pushtetit. Partija e Gashit nuk është deklaruar si pengesë e rrugëtimit europian të vendit, ndërkohë që Lëvizja Besa ka pasur kushtëzime që në ndryshimet kushteteuse të hiqet formulimi prej 20% për shqiptarët dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
MERAL ISMAILI
