Maqedoni

Kumanovë: Qytetarët falenderues për marrjen e shtetësisë

25.02.2023 16:41

Qytetarë të cilët me dekada kishin pritur që të pajisen me shtetësi të RMV...

Qytetarë të cilët me dekada kishin pritur që të pajisen me shtetësi të RMV, mbrëmë në mënyrë të organizuar pritën në takim falenderues, bdaj deputetëve të ASH-së pasi pas angazhimit të grupit palamentar të këtij subjekti politik u soll në kuvendin e RMV ligji për shtetësi.   
 
“Qëllimi i vizitës tonë, sonte këtu në Kumanovë është me ftesë nga disa qytetarë të cilët tashmë edhe zyrtarishtë janë qytetarë të RMV me qenëse së fundmi kanë realizuar të drejtën e vet për shtetësi e cila padrejtësisht u ishte mohuar me dhjetëra vite mirëpo ja së fundmi me ndryshimet e ligjit për shtetësi kanë arritur përfundimisht ta realizojnë të drejtën e vet. Unë jam e lumtur sa vet këta persona të cilët më në fund e kanë këtë të drejtë dhe erdhëm që ta ndajmë gëzimin bashkë”, theksoi mes tjerash, Ilire Dauti, deputete e ASH.
 
Qytetarët të cilët tashmë u pajisën me shtetësi, për programin para kamerës sonë u shprehen të lumtur, pasiqë tani do të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit, e që në fakt ndjejn edhe shumë lehtësi në përditshmëri.
 
“Jam 61 vjeçar, prej viti 1975 jemi këtu, ka 6 muaj që kam marrë nënshtetësi, 45 vjet kam qenë pa nënshtetësi, i kënaqur jam pasi jemi pajisur e gjithë familja. Kemi patur shumë probleme nuk kemi pasur asnjë të drejtë elementare, në punë isha porn ë vitin 1999 më paten përjashtu shkaku i nënshtetësisë”, tha, Sefedini.
 
“Po e morrëm nënshtetësinë jemi tejet të lumtur pasi u desht me prit 37 vjet, as burri nuk ka pasur por edhe ai bashkë me mua e morrëm dhe jemi shumë të lumtur”, tha, Iseni.
 
Ndryshe, në RMV, ende vazhdon të jet i lartë numri i qytetarëve që nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.
 
FATLUM AQIFI