Maqedoni
Tetovë: Shtypi ditorë i arkivuar rrezhikon të shkatrrohet
25.02.2023 17:03
Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-90...

Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-90, po rrezikon të zhduket pasi vendi ku ruhet nuk i plotëson as kushtet minimale. Shumë vite të grumbulluar, kanë qëndruar në kulmin e Pallatit Kulturës, por tani të njejtat janë zhvendosur në bodrumin e të njejtit. Biblotekistja Gjylten Ajruli thote për TVM2 se shtypi ditor i grumbulluar për 45 vite është në rrezik, pasi sipas saj ka disa kushte ku ato mund të qëndrojn, duke filluar nga drita hapsira.
“Sigurisht kushte nuk i plotëson as minimale, cdo matrial biblotekar ka një kusht për to plotësuar të lagështis të temperaturës të dritës,por ato kushte nuk i plotëson”, u shpreh Gjylten Ajruli nga Bibloteka e Tetovës.
Për të shpëtuar të njejtin nga shkatrrimi i tërsishëm institucionet sa më shpejt duhet të ndërtojn hapësirën e re të Biblotekës. Në shtypin ditor të asaj kohe është e shkruar historia e popullit shqiptar në kohën e ish- Jugosllavisë, thot Ajruli.
“Shpëtimi i vetem është vetem një hapair e re transportimi i tyre cdo ditë që kalon,pasi edhe do bëni inçizime ary kushte nuk janë as pak të mira për gazetar ne shpresojm në rregullimin e një hapsire te re që mund te transportohen dhe selektohen dhe te sistematizohen dhe që mund të jenë pastaj në shërbim të lexuesve tanë”, theksoi Ajruli.
Edhe magazina ku qëndrojn librat si romane, poezi, prozë dhe lektyrat, janë po në të njejtën gjendje, të grumbullura në cepe të Pallatit të kulturës. Ky problem pritet të zgjedhet me ndërtimin e Biblotekës dhe Teatrit të Tetovës, i cili edhe pas 10 vitesh nuk ështe gati.
VISAR SADIKI
