Maqedoni

Bekteshi: Të martën ngrihet çmimi i bukës

25.02.2023 17:25

Të martën do të ngrihet çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë dhe nuk do të jetë më e lartë se 33 denarë...

Të martën do të ngrihet çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë dhe nuk do të jetë më e lartë se 33 denarë paralajmëroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij,  po bëhen analiza që të ngrihen edhe çmime tjera të produketeve ushqimore. 
 
“Dua të paralajmëroj se të martën do të ngrihet çmimi i bukës dhe nuk do të jetë më shumë se 33 denarë, edhe për bukën e bardhë edhe për bukën gjysëm të bardhë. Ky është vetëm hapi i parë nga produktet që janë theksuar në vendimin e qeverisë për caktimin e marzhave. Muinistria e Ekonomisë punon për produktet tjera dhe do të pasojnë edhe vendime tjera në pjesën e ngrirjes së çmimeve. Qeveria do të vazhdon me përcaktimin e marzheve”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 
                               
Bekteshi njëherit bëri të ditur se veçmë është dorëzuar propozim në Qeveri që të shfuqizohet subvensioninimi i rrymës për produktet ushqimore sepse kompanitë  nuk po respektojnë marrëveshjen për uljen e çmimeve. Bëhet fjalë për 60 deri në 70 përqind prej këtyre subjekteve.   
                                                                                       
“Për masën e subvencionimit të energjisë elektrike për industrinë, për sektorin ushqimorë në shtetin tonë, tanimë është dorëzuar propozim vendim për heqjen e kësaj mase, duke pasur prasyshë se nuk është repektuar nga ana e këtyre kompanive që kanë shfrytëzuar energji të subvencionuar, ajo që ishte dakorduar em qeverinë”, theksoi Bekteshi.     
 
Industria ushqimore: vendimet e qeverisë të shpejtuara                                                                          
 
Mbetet të vendoset nëse ndërprerja e mësaj mase do të fillojë nga nji marsi, apo nga nji prilli thot minsitri. Reagojnë prodhuesit. Ata thonë se vendimi i qeverisë është i poërshpejtuar si për ngrirjen e çmimeve ashtu edhe për heqjen e masës për energji të subvencionuar.                                                                                                                
 
“Po bëhet kufizim i çmimit të produkteve finale dhe kjo bazohet mbi disa analiza dhe argumente të cilat ne në odat ekonomike enede nuk i kemi parë.  Konsiderojmë se ky vendim është i përshpejtuar. Fillimisht është dashur të shqyrtohen ato analiza që të sillen konkluza. Sipas nesh po përdoren fjalë të rënda kundër biznesit që kaluan krizën me kovidin, atë energjetike dhe krizën e tashme. Përballuma shumë goditje , disa kompani falimetojnë dhe gjatë kësaj periudhe mendoj se nuk duhet të  përdoren fjalë joadekuate”, u shpreh Goran Gjeorgjievski nga lidhja e odave ekonomike.       
                                 
Rrymë të subvencionuar deri më tani kanë shfrytëzuar 240 kompani që prodhojnë vaj, bukë dhe prodhime të bukës , miell dhe prodhime të qumshtit , si dhe industruia e mishit. Ata për muajin dhejtor dhe janar kanë paguar fatura për energji prej 1. 2 milion euro ndërsa nëse do të ishin në tregun e lirë kjo do tiu kushtonte dyfish. 
 
FLUTURA LATIFI