Maqedoni

LSDM: Mickovki gënjeu se do të ketë zgjedhje në maj

25.02.2023 17:47

LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në opozitare se po ndërton politika të sajuara...

Sipas social-demokratëve lideri opozitar Mickoski ka gënjyer se do të ketë shumicë të re parlamentare dhe 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit. Jo vetëm që Mickovski nuk ka siguruar 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit, por ka një shumicë të rritur parlamentare, thonë në LSDM.
 
“Në janar të këtij viti, në festat e mëdha fetare, Mickoski kishte paralajmëruar se nga mesi ose fundi i shkurtit do të siguronte 61 deputetë të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në maj. Shkurti po kalon dhe nuk ka asgjë nga paralajmërimet e Mickoskit. Jo vetëm që nuk i ka 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit, por ka një shumicë parlamentare të forcuar dhe të shtuar”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
 
Sipas LSDM-së VMRO-DPMNE po provon zvarritje, debate të gjata, dhe bllokada në Kuvend, për të zgjatur jetën e gënjeshtrës së tyre, por ajo u pa kur u votua për shkarkimin disa prej ministrave, ndërsa do të konfirmohet më tej dhe me votimin e ministrave te rinj. Seanca kuvendore për riformatimin e Qeverisë e filluar më 13 shkurt ka zgjatur deri në orët e vona të së premtes dhe e njejta për shkak të numrit të madhe të deputetëve të paraqitur për diskutim, do të vazhdojë edhe javën që vjen. 
 
VMRO-DPMNE: Shumica e re i zgjat jetën ndonjë muaj kësaj qeverie
 
Deputetët opozitarë kanë kritikuar qeverinë duke vlerësuar se shumica e re parlamentare do t’i japë edhe ndonjë muaj më tepër qeverisë aktuale.                                                                                                               
“Këto ndryshime të reja të përbërjes së qeverisë të cilat i ofroni nuk janë asgjë tjetër përveç dëshirë boshe për ta ruajtur qeverinë më të pa aftë edhe ndonjë muaj plus, të shpëtohen bizneset dhe tenderët, e jo që të përmirësohet gjendja dëshpëruese që mbretëron në Maqedoni”, theksoi Angelinka Petkova nga VMRO-DPMNE.                                                                                            
 
Riformatimin e qeverisë përveç VMRO-DPMNE-së e kanë kundërshtuar edhe partia e ‘Majta’, Lëvizja ‘Besa’ dhe Alternativa.  
 
NAIM RAMADANI