Maqedoni
Strugë, të rinjtë ankohen se biblioteka e qytetit êshtë e varfër, ka munges të leximores
25.02.2023 18:09
Biblioteka e qytetit në Strugë ka disa vite që nuk ështe renovuar...

Struga është qyteti i poezisë dhe si një i tillë duhet të ketë një bibliotekë të përshtatshme dhe të pasur, thonë të rinjtë e Strugës. Ata ankohen se biblioteka është shumë e varfër me libra, e përveç kësaj edhe gjendja e bibliotekës nuk është e mirë, nuk ka organizim të mirëfilltë dhe librat janë shumë të dëmtuara.
Edhe pse Struga është qytet që ka edhe universitete, nuk ka një leximore të përshtatshme. Në bibliotekën e qytetit ka një hapsirë të vogël për leximore, megjithatë nuk ka kushte për një të tillë. Studentët thonë se nuk kan hapësirë ku mund të mësojnë të qetë.
“Struga njihet si qyteti i urave dhe i poezisë dhe është për të ardhur keq një bibliotekë dhe një leximore të mirëfilltë. Është fakt se Struga e ka një bibliotekë dhe një hapsirë të vogël si leximore por nuk i plotësfojnë as kushtet minimale për tu quajtur bibliotekë apo leximore. Mendoj se Struga ka nevoj për një bibliotekë modern dhe të mirëfilltë që të kultivojë tradtiën e leximit tek gjeneratat e reja por edhe popullit në përgjithsi duke qenë se njihet edhe si qytet i poezisë”, u shpreh aktivistja Shefkije Alasani.
“Është ironike që në qytetin e poezisë të mos ket libra për të lexuar libra dhe poezi. Pikërisht në Strugë duhet të jetë djepi i kultrës së leximit, të shkruarti dhe artit. Mirëpo un si studente e kam të vështirë të gjej një vend ku të shkoj të lexoj për dy tre orë. Më është dashur një vend për të mësuar deri sa isha te familja ime, por nuk kisha një opcion kështu që mu desh të qëndroja në shtëpi se nuk ke ku shkon tjetër. Përsa i përket një leximore, mund të kemi një sa për sy e faqe por nuk kemi një leximore siç duhet të jetë për studentët. Në librarit e Strugës, un kam kërkuar romane por nuk kam mund ti gjej, në anglisht mar rte American corner, ndërsa në shqip kam blerë në panaire, sepse ktu tpaktën ato që i kam kërkuar nuk mund ti gjej”, theksoi studentja Argjira Elmazi.
Udhëheqësia e bibliotekês: ka libra mjaftueshëm
Në bibliotekën e qyteti aktualisht ka rreth 90 mijë libra, shumica në gjuhën maqedone, angleze dhe shqipe. Nga biblioteka thonë se ka libra mjaftueshëm për të gjith moshat dhe nevojat e nxënësve dhe studentëve. Ndërsa thonë se leximorja e bibliotekës funksionon, ka hapësirë për rreth 15 persona, por interesimi për ta shfrytëzuar këtë hapsirë është i vogël.
“Biblioteka në Strugë ka rreth 90.000 libra në magazinë, është një stok librash me botime letrare që duhet të jenë në dispozicion të studentëve, ka edhe literaturë falas për të rritur, një pjesë për studentët e arsimit të lartë. Sa i përket interesimit të lexuesve dhe luftës së banorëve të komunës së Strugës, ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të vënë në dispozicion literaturën që lexuesi e kërkon. Salla e leximit është donacion i EVN-së, ajo një pjesë e bibliotekës, ka studentë që vijnë vazhdimisht për tu përgatitur për provime por nuk ka interesim të madh”, u shpreh drejtoresha e bibliotekes Nikolina Velkoska-Gligoroska.
Në Strugë ka dy biblioteka, një e qytetit dhe një private, megjithatë të rinjtë nuk janë të knaqur me sasinë dhe cilësine e librave të ndodhura aty. Kërkojnë më shumë tituj të librave nga autore të ndryshëm, kryesisht shqiptar. Përsa i përket librave shqip, nga biblioteka e qytetit thanë se ka mjaftueshëm edhe në shqip, por vijnë libra vetëm nga dy shtëpi botuese shqiptare.
ILMIJE ZHAKU
