Botë

BE: Miratohet paketa e 10 -të e sanksioneve për Rusinë

25.02.2023 18:31

Bashkimi Evropian miratoi paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë...

Presidenca suedeze tha se shtetet anëtare kishin futur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitonte luftën.
 
“Shohim objekte shëndetësore të dëmtuara apo të shkatërruara nga granatimet. Kjo ka pasoja serioze për aftësinë për të ofruar shërbime bazë për fëmijët në Ukrainë”, u shpreh drejtoresha rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Kan.
 
“Për fat të keq, ne po shohim një situatë që  ka 13 milionë njerëz të cilët janë zhendosur  nga shtëpitë e tyre, dhe mes tyre ka tetë milionë refugjatë që kanë ikur nëpër Evropë dhe më shumë se pesë milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit”, theksoi Shabija Mantu nga agjencioni i KB-së për emigrantë.
 
“Njerëzit aktualisht jetojnë në temperatura të ulëta pa energji elektrike, ngrohje dhe në disa raste pa ujë për shkak të dëmtimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, u shpreh drejtori rajonal për IBFC Evropë, Birgit Bishof
 
Presidenti amerikan Biden për momentin hedh poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve F-16 në Ukrainë.
 
“Ne  duhet patjetër ti  vendosim  ukrainisët në pozitë prej  ku mund të përparojnë këtë pranverë dhe verë dhe të shpërngulen  ne një vend ku mund të negociojnë  nga një pozitë me fuqishme”, theksoi presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden. 
 
Ushtria ukrainase bëri të ditur se Rusia e ka dyfishuar numrin e anieve aktive në Detin e Zi, duke parashikuar se këto janë përgaditje për sulme raketore.  Të shtunën që lam pas Ukraina shpalli se Rusia ka lansuar katër raketa me kalibër nga Deti i Zi. Flota ruse e detit të zi është e bazuar në Krim të cilin Moska e ka anektuar më 2014 tën. 
 
“Vlladimir Kliçko vëllau i Prefektit të kievit Vitali Kliçko testoi Leoprad 2 në Gjermani. Para një viti nuk mendoja se do ti vozistja këto tanke. Një vit vuajtë në Ukrainë vit i vuajtjeve dhe përforcimi të vullnetit tonë si asnjëherë më parë. Rroftë ukraina dhe heronjët”, u shpreh vëllau i kryetari të Kievit, Vlladimir Kliçko. 
 
Moska i vlerëson tentimet  eKinës për të kontribuar për zgjedhje paqësore të konflikiti . Zëdhënësja e mpj të Rusisë  Marija Zaharova tha se Moska ndan qëndrimet e pekingut për krizën në Ukrainë. 
 
FLUTURA LATIFI