Basketboll

Nowitzki shpëton Dallasin

08.02.2015 15:42

Kur i nevojitet Dallasit fitorja, në skenë gjithmonë është ylli gjerman Dirk Nowitzki...

Edhepse Dallas Mavericks, nuk startoi mirë ndeshjen, Nowitzki në çerekun e katërt e këndelli skuadrën, ndërsa tentimin e fundit e barazoi ndeshjen për ta dërguar në vazhdime.
 
I pakapshmi Dirk, nuk u ndalë edhe në çerekun shtesë të ndeshjes, ku ia solli fitoren skuadrës me rezultat 111-101.
 
Me 25 pikë e 3 kërcime, Nowitzki ishte lojtari më i mirë tek Dallasi, Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e Dallasit, të cilët i kanë 35 në total krahas 18 humbjeve dhe gjenden në pozitën e pestë pas Portland Trail Blazers, në Konferencën Perëndimore.  
 
Fitore me rezultat të thellë e Washington Wizards në përballjen ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 114-77. Me 17 pikët e shënuara nga John Wall, Washington i dha fund serisë negative prej 5 humbjesh rresht.
 
Ky ishte suksesi më i thellë sezonal për Wizards që e shikojnë veten në vendin e tretë të konferencës së lindjes me 32 fitore dhe 20 humbje, ndërsa Brooklyn zbret në vendin e nëntë me 21 fitore dhe 29 humbje, po aq sa Miami Heats. 
 
Super ylli i New Orleans Pelicansit, Anthony Davis, në një akcion u rrëzua keq, ndërsa gjendja e tij do të qartësohet pas testeve mjekësore.
 
Davis, në një kundërsulm, bëri një alley-oop, por nuk arriti të varet tek rrethi i koshit dhe u rrëzua shumë keq me krahun e tij. Anthony Davis, deri më tani ka arritur një mesatare prej 24.5 pikëve dhe 10.3 kërcimeve për ndeshje.