Botë

Kurti: Bisedë telefonike me këshilltarin e DASH Chollet

25.02.2023 19:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me këshilltarin e lartë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë.
 
Kjo bisedë telefonike mes Kurtit dhe Chollet zhvillohet para takimit të së hënës të kryemisnitrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pritet të mbahet në Bruksel, ku është paralajmëruar edhe pranimi i propozimit evropian për amrrveshje.
 
“Gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryemisnitrit Kurti.
 
Sipas njoftimit, Kurti i ka thënë Cholletit se për raporte normale me Serbinë, përveç njohjes reciproke, që sipas tij duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje finale, “duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”.