Botë

Lajçak: Sqaroi përmbajtjen aneksi i propozimit evropian

25.02.2023 19:38

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pret që në takimin e së hënës, kryeministri Albin Kurti...

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pret që në takimin e së hënës, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të nënshkruajnë propozimin evropian.
 
Në një intervistë të gjatë për “The Pavlovic Today”, Lajçak ka thënë se e din sa e ndjeshme është kjo çështje.
 
"Kur eci në rrugë, dhe ka njerëz me origjinë serbe ose shqiptare, në Bruksel, por edhe në shumë vende në mbarë botën, më njohin dhe vijnë dhe thonë se sa i rëndësishëm është ky proces dhe dëshirojnë që unë të kem sukses, sepse ata e dinë se sa e rëndësishme është për ta, për vendet dhe për njerëzit. Kështu që unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këto përgjegjësi”, tha Lajçak.
 
Lajçaku u pyet edhe se çfarë ka në anekse.“Epo, ne presim që zbatimi të fillojë menjëherë. Arsyeja pse ne e duam aneksin – ai ka të bëjë saktësisht me mënyrën se si të zbatohen të gjitha nenet e marrëveshjes.
 
“Është e rëndësishme për të dyja palët që nëse bëjnë atë që u kërkohet të bëjnë, ata do të marrin atë që u është premtuar. Në mënyrë që të mos përfundojmë që njëra palë të marrë pjesën e saj dhe pala tjetër jo. Kjo nuk do të ishte e drejtë. Dhe kjo është ajo që përmban aneksi i zbatimit”, tha Lajçaku.“Kjo do të thotë që ne duam të fillojmë të diskutojmë këtë aneks dhe të biem dakord për të në mënyrë ideale tashmë të hënën. Më pas, të fillojmë me zbatimin menjëherë. Momenti është tani. Ne nuk kemi asnjë synim që të lejojmë që ky proces të zvarritet. Është gjithashtu në interes të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që marrëveshja të zbatohet plotësisht”, potencoi emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.