Shkelqejne zviceranet
Skiatorët zviceranët shkëlqyen në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror në ski, e cila po mbahet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Skiatorët zviceran fituan medaljet e para, një të artë dhe një të bronztë. Patrick Küng ishte në formën më të mirë dhe dominoi garën!
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:43.18 minutë. Në çdo aspekt ishte më i mirë se kundërshtarët. Kung qe më i shpejt për 24 qindtat se amerikani Travis Ganong.
Travis Ganong fitoi medaljen e argjendtë, por pati kohën më të mirë për 7 qindtat se vendi i tretë.
Medaljen tjetër Zvicrës ia solli Beat Feuz, i cili zuri vendin e tretë. Amerikani Steven Nyman për tre qindtat mbeti pa medalje.
Aksel Lund Svindal nga Norvegjia edhe kësaj here nuk fitoi medalje, por ngeci në pozitën e pestë me kohë më të dobët për 39 qindta nga Kung.
