Maqedoni
Ngjarje tragjike në Ilinden:14 vjeçarja humb jetën nga goditaja e rrymës
26.02.2023 16:13
Një vajzë katërmbëdhetë vjeçare mbrëmë humbi jetën nga goditja e telave të rrymës së vagonëve...

Një vajzë katërmbëdhetë vjeçare mbrëmë humbi jetën nga goditja e telave të rrymës së vagonëve të një treni të parkuar në lagjen Ilinden. Deri te ngjarja tragjike erdhi kur ajo së bashku me shoqet e saj kishin luajtur rreth vagonëve me çrast ajo ka prekur telat e rrymës së vagonëve. Pas kësaj vajza ka humbur jetën dhe më pas ka pasur zjarr të cilin në MPB e ka paraqitur një banor që jeton në afërsi të lagjes Ilinden.
Me shoqet e së miturës është zhvilluar bisedë informative, vendi është fotografuar dhe po punohet në hetimin e të gjitha rrethanave që kanë sjell deri te ngjarja tragjike kumtuan nga Prokuroria publike. Trupi i pajetë i është dërëzuar mejksisë ligjore për të bërë obduksion thonë nga MPB.
“Ky objekt është në kompetenca të hekurudhave të Maqedonisë, dhe kuptohet ata marin masa për sigurimin adekuat . Por atë që dueht ta themi dhe ta potencojmë është se duhet të gjithë ne si shoqëri, si media si qytetarë të kujdesemi për fëmijët tanë , për të miturit dhe tu tregohet se çfarë rreziqe iu kanosen dhe absolutisht nuk mund të lëvizin në venda të tilla ku mund të ketë pasoja fatale”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Trupin e djegur të vajzës e gjetën ekipet e zjarfikësve, të cilët kishin intervenuar me dy vetura dhe shtatë zjarrfikës dhe kanë parandaluar tragjedi më të madhe, sepse vagonet kanë qenë përplot me naftë.
FLUTURA LATIFI
