Maqedoni
LSDM: Në mars paga minimale mbi 20 mijë denarë
26.02.2023 18:03
Standardi i qytetarëve në fokusin e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së...

Kjo e fundit thotë se përmes politikave ekonomike të përgjegjshme, efikase LSDM para kohe po i përmbush premtimet e dhëna qytetarëve duke realizuar kështu premtimin për rritje të pagës minimale dhe asaj mesatare.
“Me pagën e muajit mars, të ardhurat minimale mujore i rrisim në 20.175 denarë, gjegjësisht për më shumë se 2.000 denarë nga paga minimale aktuale që është 18.000 denarë. Paraprakisht, një vit e gjysmë para përfundimit të mandatit, kemi realizuar edhe një premtim tjetër kyç, për pagë mesatare prej 34.000 denarë.28 muaj nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie, në dhjetor 2022, paga mesatare sipas Entit Shtetëror të Statistikës ishte 34.364 denarë”, u shpreh Sanela Shkriel nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Pushteti ka dështuar me politikën ekonomike
Por nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar pushtetin për dështim të plotë ekonomik në vend. Sipas tyre edhe ngrirja e çmimeve vjen si pasojë e paaftësisë së tyre për të menaxhuar politikat ekonomike të vendit.
“Shohim një dështim të plotë të politikës ekonomike të kësaj qeverie. Ngrirja e çmimeve vjen si shenjë e paaftësisë, sepse kishte shumë premtime se masat e qeverisë do të kishin sukses dhe do të shkaktonin një valë zbritjeje që duket qartë se nuk ka ndodhur. Fatkeqësisht ka inflacion të madh kur bëhet fjalë për ushqimin mbi 30%, fatkeqësisht këto masa janë shenjë e paaftësisë si shenjë e keqmenaxhimit të politikës ekonomike”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Qytetarët në mënyrë plotsuese po përballen me inflacion që arrin mbi 30% thonë nga VMRO-DPMNE.
NAIM RAMADANI
