Botë
RMV: 19 vite nga vdekja e ish presidentit Trajkovski
26.02.2023 18:39
Me aktivitete shtetërore në Shkup, Strumicë dhe Mostar, u shënua sot 19 vjetori i vdekjessë ish-presidentit, Boris Trajkovski...

Me aktivitete shtetërore në Shkup, Strumicë dhe Mostar, u shënua sot 19 vjetori i vdekjessë ish-presidentit, Boris Trajkovski, i cili e ka humbur jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit.
Te përmendorja në vendlindjen e tij në Strumicë, delegacioni i Qeverisë, i kryesuar nga Jovanka Trenchevska, ministre e Punës dhe politika sociale, ka vendosur kurora lulesh. Ndërsa tevarri i tij në Butel të Shkupit, bashkëshortja e ish-presidentit, Vilma Trajkovski, presidenti aktual Stevo Pendrovski, si dhe delegacioni i kuvendit dhe qeverisë vendosën kurora lulesh.
Njëherit një delegacion qeveritarë i udhëhequr nga ministri i brendëshëm Oliver Spasovski ka qëndruar në Rotimlje, afër Mostarit të Bosnje-Hercegovinës, me çrast te pllaka përkujtimore e vendosur te vendi i fatkeqësisë, kanë vendosur kurora lulesh.
Në fatkeqësinë ajrore të 26 shkurtit të vitit 2004, përpos presidentit Trajkovski, kanë humbur jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës.
Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme.Në të dy raportet, si shkak për rrëzimin e avionit, janë theksuar gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.
