Botë
Chollet: Bisedë telefonike me Vuçiqin
26.02.2023 19:31
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar në bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të cilit I ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Chollet i ka thënë Vuçiqit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, të jetë konstruktiv, dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.Chollet ka folur edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, në kuadër të dialogut, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Vuçiq është cituar t’i ketë thënë Cholletit se pret një takim shumë të vështirë, mirëpo që Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe që në këtë kontekst, ai është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të BE-së. Chollet në këtë temë ka biseduar një ditë më pare edhe me kryemisnitrin e Kosovës Albin Kurti.
