Botë
Përmbyset autobusi nga Shqipëria në Kroaci, një udhëtarë i vdekur disa të lënduar
26.02.2023 19:45
Një autobus nga Shqipëria është përmbysur në Kroaci, dhe për pasojë një udhëtarë ka ndërruar jetë...

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa në momentin e aksidentit ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.
Drejtori i spitalit në Ogulin, Davor Vukelja deklaroi se edhe një paciente e moshuar është në rrezik për jetën, derisa edhe katër nga personat e lënduar, janë në gjendje të rëndë. Të pesë personat janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi moshën 50 vjeç. Në autobus ndodheshin edhe dy persona të moshës së mitur, por ata kanë marrë lëndime më të lehta.
Për shkak të kushteve dimërore në rrugë, auitoritetet kroate i këshilljnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e vozitjes, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.
