Maqedoni

Kuvend, java e tretë e debatit për formatimin e qeverisë

27.02.2023 11:00

Fillon java e tretë e debatit në Kuvend për riokonstruim të Qeverisë....

Fillon java e tretë e debatit në Kuvend  për rikonstruim të Qeverisë. Deputetët sot do ta vazhdojnë debatin për Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të  rinj  të Qeverisë, Krenar Lloga, për ministër i Drejtësisë; Fatmir Mexhiri, ministër i Shëndetësisë; Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 
 
Të premten debati për zgjedhje të ministrave të rinj u ndërpre në orët e mbrëmjes, ndërsa kryetari i Kuvendit paralajmëroi se debate për qeverinë do të vazhdojë sot në mesditë. Pika për  zgjedhje të ministrave të rinj vazhdon, pas debatit dhjetë ditor që pas debatit dhjetëditor të deputetëve me shkarkimin e ministrave nga Alternativa, i Shëndetësisë Bekim Sali; i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri pa resor për Diasporë, Xhemail Çupi. Në mbledhjen e 104 pas zgjedhjes së ministrave, duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkimin të pesë zëvendësministrave si dhe për emërimin e kandidatëve të rinj.