Maqedoni
Gjykata penale, fillon rigjykimi për rastin “Target-Fortesa”
27.02.2023 11:16
Fillon sot nga fillimi gjykimi për rastin “Target – Kalaja”, pasi Gjykata e Apelit..

Ecim me tej me lajmet. Fillon sot nga fillimi gjykimi për rastin “Target – Kalaja”, pasi Gjykata e Apelit në Shkup e ktheu lëndën në rigjykim në dhjetor.
Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 shkurt 2021 për rastin “Target-Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga shërbimi sekret i shtetit, ka shqiptuar dënim me burg prej 55 vjet dhe 10 vjet me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona. Gjykata më pas e dënoi me 12 vjet burg ish-drejtorin e shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov, për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.Gjykatësit që kryesojnë çështjen paraprakisht shprehën besimin se çështjes do t'i jepet një shtysë dhe shpejtësi dhe se nuk do të lejojnë vjetrimin e lëndës.
