Maqedoni

KShPK: Qeveria t’i dëgjojë rekomandimet tona

27.02.2023 16:00

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit alarmon se Qeveria nuk po i merr parasysh rekomandimet e dala nga Komisioni...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit alarmon se Qeveria nuk po i merr parasysh rekomandimet e dala nga Komisioni sa i përket dyshimeve korruptive nga funksionarë të lartë. Sipas tyre Qeveria vetëm në mënyrë deklarative po e lufton korrupsion dhe jo në praktik.
 
“Ne nuk kemi mekanizma më tutje, ne deri këtu konstatojmë. Shpesh herë Qeveria thirret në atë se nuk janë organe hetuese. Me të vërtet nuk janë organe hetuese, por e kanë Kodin Etik ,në bazë të së cilit duhet të veprojnë. Është e qartë se ka dobësi dhe keqpërdorime, por nuk kemi mekanizma të marrim masa më tutje.”, - deklaroi anëtari i KShPK-së, Shemshi Sllai.
 
“Mendoj se Qeveria duhet të mendohet dhe t’i pranojë rekomandimet KShPK-së, sepse ka dikush që shkruan, pastaj mos të habiten nga raportet e BE-së për punën e Qeverisë dhe shtetit. Tani që ka filluar skriningu dhe jemi para portave të BE-së gënjehen nëse mendojnë se ne do të na gënjejnë.”, - theksoi anëtari i KShPK-së, Goran Trpenovski.
 
“Më shumë bëhet fjalë për luftë deklarative kundër korrupsionit se sa në thelbësi që Qeveria të angazhohet në suaza të kompetencave të saja dhe të zbatojë rekomandimet. Shohim dobësi dhe lëshime në funksionim dhe atë që e shohim është mosndëshkueshmëria, nuk merren masa konkrete nga ana e Qeverisë, por për këtë reflektojnë raportet evropiane.”, - u shpreh anëtari i KShPK-së, Vlladimir Georgiev. 
 
Pas akuzave të VMRO-DPMNE-së ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi për pasurim familjarë përmes bizneseve të ndryshme, antikorrupsioni njoftoi se ka hapur lëndë dhe po mbledh informacione të nevojshme. Pas shqyrtimit të lëndës, antikorrupsioni do ta njoftojë publikun. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI