Maqedoni

Gostivar, ndahen 45 banesa të reja sociale

27.02.2023 16:19

45 familje me rrezik social nga Gostivari kanë pranuar sot çelësat e banesave të tyre të reja...

45 familje me rrezik social nga Gostivari kanë pranuar sot çelësat e banesave të tyre të reja. Në ceremoninë e dorëzimit të banesave morën pjesë kryeministri, Dimitar Kovaçevski; kryetari  i Gostivarit, Arben Taravari; ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësi i tij Bekim Rexhepi. 
 
Kryeministri përmendi se një nga prioritetet e qeverisë në krizën ekonomike ishte ndihma ndaj kategorive më të prekura të qytetarëve.
 
“Të kesh shtëpi të ngrohtë, kulm mbi kokë, do të thotë shumë. Prandaj, jam shumë i lumtur që sot të gjithë së bashku këtu në Gostivar ndajmë gëzimin e 45 familjeve të cilave u dhurojmë çelësat e shtëpive të tyre. Unë deri më tani, disa herë kam potencuar se të gjithë qytetarët e këtij shteti kanë të drejta të barabarta për jetë kualitative dhe dinjitoze. Që nga fillimi i krizës kam folur se askënd nuk do ta lejmë që vetëm të ballafaqohet me sfidat dhe këtë e kemi bërë.”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari uroi që projektet ku ndihmohen kategoritë sociale në të ardhmen të ketë sa më shumë për Gostivarin. 
 
“Banesat, në të cilën u vendosën banorët e rinj, janë me sipërfaqe 33 deri në 44 metra katrorë. Nga gjithsej 70, sot u ndanë vetëm 45, kurse 25 banesat e mbetura pritet të ndahen pas përfundimit të procedurës nga një komision i veçantë pranë Qeverisë.”, - u shpreh  Kryetai i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
 
LULZIM AZIRI